Deklarata që u fshi dje/ Parlamenti Evropian zbut qëndrimin për Shqipërinë: E rëndësishme të ruhet dialogu dhe konsensusi

0
Gjigandi

Parlamenti Europian ka ripublikuar deklaratën e cila u fshi dje dhe kësaj radhe me një gjuhë më të moderuar.

Në këtë deklaratë ndryshe nga deklarimi djeshëm nuk përmenden ndryshimet kushtetuese.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian”, thuhet në deklaratë.
 
vijon…
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/16/parlamenti-evropin-heq-deklaraten-e-3-deputeteve-per-shqiperine/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu