Deklarata e fortë e gazetarit: Ndeshjet e Kombëtares shiten dhe paratë përdoren për trafikun e drogës

0
Gjigandi

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se ndeshjet e kombëtares shqiptare shiten.

Çollaku hodhi akuza të forta, ku theksoi se në ndeshjet e kombëtares ndërhyjnë njerëz të pushtetit dhe botës së krimit dhe se paratë që përfitohen përdoren për të nisur ngarkesat me drogë drejt vendit tonë.

“Këto përdoren për t’u vendosur në lojërat e fatit në Amerikën Latine. Nga ky përfitim, se këtu shiten si paratë dhe ndeshjet. Institucionet nuk dihen nëse kanë përfitime apo përgjegjësi, kjo duhet parë nga hetuesit dhe anti-mafia, por në hetimet e anti-mafias italiane dhe të partnerëve tanë dhe në përgjimet që u kanë bërë aktorëve të këtij krimi ua ka rezultuar ky episod, që ndiqet së paku 3 vite. Janë pikërisht njerëz të pushtetit dhe botës së krimit, zyra gri, të cilët kontrollojnë botën e sportit dhe skedinat dhe paraja që përfitohet atje përdoren për nisur ngarkesat e drogës drejt Shqipërisë”, tha Çollaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu