Ne emisionin “Open” në News24 është diskutuar edhe për rrëzimin që mazhoranca i bëri rezolutës që dënon gjenocidin në Bosnje, propozim i bërë ky nga një grup deputetësh që mbështesin Sali Berishën.
Sipas Ballës, nuk kishte pse bëhej një debat për këtë cështje, pasi sic tha ai Shqipëria e ka dënuar në OKB.
Analisti Andi Bushati u shpreh se edhe Serbia e ka dënuar, por nuk e ka quajtur gjenocid.
Debatet ne emision
Taulant Balla: Unë kam rrëzuar mocionin me debat nuk kam dënuar rezolutën. Do ta bëj përsëri sa herë do të vijë një propozim me frikën e katranit.
Andi Bushati: Edhe parlamenti serb në Beograd ka dënuar krimin por nuk e ka quajtur gjenocid. Gjithë kleçka është jo të bësh një seancë përkujtimore, por të dënosh gjenocidin për këtë ndahet. Edhe serbët e pranojnë si krim por nuk e pranojnë si spastrim etnik. Edhe Vuçiçi këtë thotë që në gjithë parlamentet mike tonat ne do ta ndalojmë ta quajnë gjenocid.
Taulant Balla: Do të bëjë një ftesë të vish në seancë në 11 korrik.
Andi Bushati: Vetëm po më premtove më përpara që do bësh rezolutë për dënimit e gjenocidit serb
Taulant Balla: E para të më thuash që do vish, pastaj.
Andi Bushati: Do vij dhe do të të jap dorën që nga lart nëse ju emancipoheni nga Vuçiçi dhe bëni rezolutë për dënimin e agresionit serb. Nëse ju bëni seancë përkujtimore është e drejta juaj, e ka thënë dhe Ferit Hoxha e ka thënë dhe Rama i kam dëgjuar.
Taulant Balla: Partia Socialiste e ka të qartë pozicionin e vet. Unë të ftova të vish. Shqipëria e ka dënuar e quan gjenocid në të gjitha dokumentet zyrtare.
Nga të gjithë ju ajo që më vjen keq është se duhet të dini se ai qëndrim nuk ka të bërë fare me Serbrenicës, ai qëndrim ka të bëjë me një hile të Sali Berishës siçe ka zakon, kërkoi të legalizohej.
Andi Bushati: Unë ju them ja bëtë shumë mirë Sali Berishës, nëse votoni rezolutën.
Taulant Balla: Më datën 11 korrik do të dalë para parlamentit të të pres
Andi Bushati: Ti do bësh rezolutë që do dënosh gjenocidin në Srebrenicë, ndryshe nga çfarë ka thënë presidenti Vuçiç që në parlamentet mike unë do e pengoj këtë gjë. Kjo është dilema.
Taulant Balla: Kjo është idiotësi
Andi Bushati: Ose do e pështyni në sy Vuçiçin. A ja përplasni dot në sy Vuçiçit.
Taulant Balla: Vuçiçi mund të thotë plotë idiotësi si kjo që ka thënë.
Taulant Balla: Merre procesverbalin, kemi thënë që po rezoluta do të bëhet.
Andi Bushati: A ju le Vuçiç?
Arjon Sulo: Kjo tregon që edhe nga ky qëndrim Balla është tërhiqu nën urdhrat e zotit Rama. Socialistet e kanë dënuar, por kur vjen puna për një rezolute e vendos zoti Rama.
Taulant Balla: Unë dhe cdo shqiptar tjetër do ta kishim ëndërr atë që ka bërë Rama
Arjon Sulo: Këta e kanë vendosur një njollë nga Rama. Ai e ka më Open Ballkan për strategjinë e tij si kundër peshë ndaj Evropës.
Është non sensi më i madh. Nuk bëjmë dot debate, prandaj nuk e miratojmë dot rezolutën. Socialistët nuk kanë ditur ca do votonin atë ditë.
Berisha ka hallet e veta me Amerikën.
Andi Bushati: Parlamenti shqiptar nuk dënon gjenocidin, kjo është tmerr.
Taulant Balla: Po të kthehem do të bëja të njëjtën gjë. Koha do më japë të drejtë. Kuvendi i Shqipërisë çfarë do që të thoni ju, nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë. Shqipëria do ta dënojë, sepse është e rëndë, po shumë e rëndë, që një budalla hedh një gur në lumë dhe turren të gjithë.
Andi Bushati: Ju kërkoi edhe Osmani që ta dënonin edhe këtë nuk e keni bërë
Taulant Balla: Do vish nesër në Kuvend të jap procesverbalet
Presidenti i Kosovës për mua është shumë i rëndësishëm dhe nuk e komentoj dot. Ulim kokën dhe e respektojmë.
Ti kujton se Saliut do ti vijë turp. Sa për Vuçiçin.
Andi Bushati: Po na del që Ramën nuk e kontrollon Saliu, por Vuçiçi.
Taulant Balla: Rini të qetë se nuk na kontrollon Vuçiçi.