Ylli i muzikës ‘reggaeton’, Daddy Yankee tronditi shumë nga fansat e tij duke njoftuar tërheqjen nga muzika pas më shumë se tre dekadash në industri.
Këtë njoftim ai e bëri përmes në një video të postuar në faqen e tij të internetit, daddyyankee.com, shkruan
Përpara se t’i japë lamtumirën muzikës përgjithmonë, reperi, këngëtari dhe kompozitori portorikan prite të publikoi një album të fundit që mban titullin “Legendaddy”, i pari i tij në 10 vjet, dhe më pas nis një turne të fundit që fillon në gusht.
“Sot, unë po njoftoj tërheqjen time nga muzika duke ju dhënë produksionin tim më të mirë dhe turneun tim më të mirë të koncerteve”, tha Daddy Yankee në një deklaratë të marrë nga Billboard.
“Unë do të them lamtumirë duke festuar këto 32 vjet përvojë me këtë artikull të ri koleksionist, albumin Legendaddy. Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar mua, në një album të vetëm”, tha tutje 45-vjeçari.
Daddy Yankee ka dallimin e të qenit artisti që shpiku fjalën reggaeton. Ai doli me të në 1994 për të përshkruar zhanrin e ri të muzikës që po dilte nga Puerto Riko që sintetizonte hip-hop amerikan, muzikë latine të Karaibeve dhe ritme ‘reggae’ xhamajkane me rep dhe këndim spanjoll.
Ai së pari bëri bujë në industrinë e muzikës me albumin e tij debutues në studio “No Mercy” në vitin 1995, të cilin e bëri së bashku me pionierin e ‘reggaeton’ DJ Playero.
Ishte kënga e tij “Latigazo”, nga albumi i tij i dytë “El Cangri.com” e vitit 2003, që filloi të kishte sukses në stacionet e radiove në gjuhën spanjolle në Miami dhe New York.
Ramon Luis Ayala Rodríguez (emri i plotë) vazhdoi të kishte sukses global me këngën e tij “Gasolina” nga publikimi i tij i tretë, ” Prestige” në 2012.
Ai gjithashtu do të shënonte sukseset e radhës me këngën “Despacito” me Luis Fonsi me Justin Bieber.
Ndërsa bëri njoftimin befasues në video, artisti premtoi se turneu lamtumirës do të jetë më i miri i tij ndonjëherë.
“Kjo karrierë ka qenë një maratonë. Më në fund e shoh qëllimin përfundimtar. Tani do të kënaqem me të gjithë ju atë që më keni dhënë”, shtoi Yankee.
Me shitjet prej më shumë se 30 milionë disqe në karrierën e tij, Daddy Yankee konsiderohet ndër artistët më të shitur të muzikës latine.
Ndër vlerësimet që ai ka grumbulluar gjatë viteve përfshijnë çmimet: Latin Grammy, Billboard Music Awards dhe Billboard Latin Music Awards, Latin American Music Awards dhe një MTV Video Music Award.
Teksa, CNN e zgjodhi atë artistin hispanik më me ndikim të vitit 2009, dhe Time Magazine e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në maj 2006.
Ndërkohë, turneu botëror “La Ultima Vuelta” fillon në Portland më 10 gusht dhe kalon nëpër pjesë të ShBA-së dhe Kanadasë, përpara se të niset për në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Ndërsa, do të përfundojë me tre shfaqje në Meksikë, koncerti final mbahet në Mexico City më 2 dhjetor.
/abc24.al/