Donaldi arrin një milion klikime në YouTube me këngën “Nuk je”

0
Donaldi arrin një milion klikime në YouTube me këngën “Nuk je”
Gjigandi

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj tashmë është kthyer edhe në këngëtar.

Të shtunën që lamë pas (19 mars) Donaldi lansoi projektin më të ri muzikor, një baladë dashurie, e që po pritet mirë nga fansat e tij të shumtë.

Kënga mban titullin “Nuk je” dhe erdhi e shoqëruar edhe me një klip bardhë dhe zi, i cili gjendjet në kanalin zyrtar në YouTube.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

RonaTyra

Për tekstin e këngës është kujdesur Donaldi, producent është kantautori Elgit Doda, teksa për klipin produksioni nga Shqipëria Max Production.

Kur ka kaluar pak më shumë se një ditë që nga publikimi, kënga tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Kujtojmë që për shkak të disa detajeve që janë bashkangjitur në klipin u tha se kënga mund të jetë dedikimi për ish-partneren e tij, prezantuesen e njohur Bora Zemani.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu