Trajneri Isak Curri ka fjalë të mëdha për karateisten e Fushë Kosovës, Qëndresa Ibrahimi.
Qëndresa ka shënuar rezultat të lakmueshëm në Ligën e të rinjve në Qipro.
Ajo arriti vendin e tretë në luftëra për kadete në kategorinë -54 kg.
“Qëndresa Ibrahimi edhe njëherë dëshmoj qe ka një të ardhme të ndritur në sportin e karatesë.
Edhe kësaj radhe Kosovën nuk e la pa medalje në një aktivitet të nivelit botëror.
Shpresojmë që Qëndresa këtë vit të këtë suksese në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror”,
tha Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.