Klubi nga Sanxhaku që nuk shihet me sy të mirë në Serbi, me një lajm interesant

0
Gjigandi

Klubi i futbollit Novi Pazari apo nga Sanxhaku, asnjëherë nuk shihet me sy të mirë nga Serbia, del me një lajm interesant. Një futbollist i Novi Pazarit është infektuar me koronavirus!

Sekretari i përgjithshëm i klubit të futbollit Novi Pazari, Fikret Megjedoviq, tha mes të tjera, siç transmeton “Informer”: “Lojtarët, anëtarët e stafit profesional dhe të gjithë punonjësit e klubit iu nënshtruan një testi për virusin korona.

Nga 34 persona, ne patëm një rast pozitiv. Është një lojtar. Për këtë arsye, ne u detyruam të shtyjmë fillimin e përgatitjeve”. 
Duhet theksuar se Novi Pazari garon në ligën e parë të Serbisë.

Novi Pazari, vlerësohet se 95 për qind janë me prejardhje shqiptare. Tifozët e këtij klubit, ‘Torcida’, mbahen mend, kur me 10 tetor të vitit 1993, kishin sulmuar bandat dhe vet Arkanin, që ishte futur në stadium si president i Prishtinës fantome (që përbëhej me serb).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu