Cricket sjell “Pack Your Things” në bashkëpunim me YA NINA

0
Cricket sjell “Pack Your Things” në bashkëpunim me YA NINA
Gjigandi

Producenti i njohur shqiptar, Cricket, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i artistit) solli bashkëpunimin e radhës me këngëtaren YA NINA.

Dueti i dyshes së njohur mban titullin “Pack Your Things”, i shoqëruar me një video interesante në YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

RonaTyra

Muzika dhe producimi është bërë nga vet Cricket, kurse për tekstin dhe melodinë është përkujdesur YA NINA bashkë me Endrit Mumajesin (Mumën).

Masterizimi ndërkohë u realizua nga Lorenc Aliaj me video të Agon Nushit.

Krahas në YouTube, këtë këngë mund ta gjeni edhe në kanalet e tjera muzikore përfshirë edhe Spotify.

Pak pas lansimit, projekti mori reagime të ndryshme e shumë prej tyre ishin pozitive.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu