Tiranë- Nuk u largohet shpirti nga futbolli holandezëve. Edhe pse skuadra e zemrës i zhgënjeru, sot një grup prej tyre ka shkuar në ‘Selman Stelmasi’ për të parë një ndeshje të kampionatit shqiptar.
Në stadium zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit. Pas ndeshjet pritet që Tirana të festojë dhe titullin e fituar.
Me një flamur të ekipit të tyre që i identifikon nga ultrasit vendas “Tirona fanatics”, holandezët kanë zgjedhur të shijojnë dhe pak nga futbolli shqiptar, përveç atij evropian.