Covid-19 bën “kërdinë” në Bashkinë e Kavajës, infektohen 6 punonjës

0
Gjigandi

Nga raportimi i infektimeve të fundit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur që nga 67 rastet e reja, 5 janë konfirmuar në Kavajë.

Ndërkohë, sipas “Abc News”, gjashtë rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti. Mësohet se pesë prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sakaq mësohet se ekspertët epidemiologë që gjurmojnë rastet tregojnë më tepër vëmendje ndaj institucioneve shtetërore, ndërsa sa i përket qytetarëve nuk shihet e njëjta vëmendje.

Ende nuk dihet se si janë infektuar punonjësit e kësaj bashkie.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu