Conte nuk e bën dramë

0
Gjigandi

Antonio Conte nuk e bën dramë barazimin e Interit ndaj Fiorentinës, duke vlerësuar anët pozitive të kësaj ndeshjeje. Trajneri i zikaltërve në intervistën pas ndeshjesh hodhi edhe një thumb ndaj Atalantës në lidhje me vendin e 2-të.

“Ishte një ndeshje e mirë, me intensitetin e duhur, por nuk shënuam në dy raste që patëm. Nuk kishim fat. Nuk mund të ankohem kur djemtë luajnë me dëshirë. Madje në fund nga dëshira e madhe për të fituar rrezikuam të humbnim”, tha fillimisht Conte.

Më tej ai shtoi: “Fiorentina meriton komplimente për lojën mbrojtëse. Kur lë pikë, gjithmonë ka diçka që nuk shkon mirë. Po mundohemi të zhvillojmë atë instinktin vrasës para portës dhe do të isha i lumtur nëse futbollistët e mi do të jenë zhgënjyer për këtë barazim. Kjo do tregonte se puna ime po jep fryte. Çdo ndeshje është një provë për të dëshmuar se jemi duke u rritur. Unë mendoj se kjo skuadër nuk ka marrë atë që ka dhënë këtë sezon, përveç sigurimit të Champions League para mbylljes së kampionatit”.

Përsa i përket vendit të dytë që aktualisht i përket Atalantës, Conte deklaroi. “Vendi i dytë nuk ka ndonjë kuptim për mua. Është vetëm i pari i humbësve. Disa e duan atë pozicion, por jo unë. Nuk dua të lojtarët e mi të kërkojnë diçka të tillë”, përfundoi Conte.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu