Vendi i dytë, 6 pikë larg Juventusit. Rindizen shpresat dhe ambiciet e titullit për Interin. Antonio Conte, në prag të transfertës me Romën, e mori në mbrojtje skuadrën e tij. I intervistuar nga “Inter TV”, trajneri nga Salento kalon në “skaner” sezonin e të tijve: “Në radhët tona ka gjëra pozitive, ka entuziasëm. Nuk është e vështirë të shihet produkti i punës që kemi bërë. Djemtë tanë vlerësohen, edhe pse në periudhën e fundit, në një mënyrë disi befasuese, ekipi është keqtrajtuar shumë në përgjithësi.
Ne kemi pasur dëmtimin e rëndë të Sanchez, prej të cilit u privuam për pesë muaj. Madje edhe në mesfushë ishte një vit torturues, me lëndime të përsëritura të Sensi, të cilin e kemi pasur shumë pak në dispozicion. Apo dëmtimi traumatik i Gagliardini, ai i Barella, Vecino…
Ka pasur reparte që na kanë bërë të vuajmë. Në të njëjtën kohë shohim edhe gotën gjysmë të mbushur Unë iu referohem lojtarëve si Brozovic, Borja Valero dhe Eriksen, të cilin jemi duke e integruar”.
Conte, megjithë moralin e tij të lartë, tregon se ka frikë nga ndeshja në “Olimpico”: “Roma është një ekip i kompletuar, me staf të shkëlqyeshëm dhe një trajner të mirë. Do të jetë një lojë e vështirë për ne, e cila vjen dy ditë pas ndeshjes kundër Spal. Një udhëtim më shumë dhe një ditë më pak rikuperim”.