“Mallkimi” i katedraleve/ Flakët përfshijnë edhe kishën e Nantës në Francë

0
Gjigandi

Në kohën kur dhimbja e francezëve nuk është fashitur ende për djegien e Notre Dame-t, një tjetër katedrale përfshihet nga flakët.

Këtë herë bëhet fjalë për kishën e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, ku më shumë se 60 zjarrfikës janë duke luftuar më zjarrin, shkaku i të cilit për momentin është një mister.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga tymi që dalin nga brenda ndërtesës gotike.
Vetëm një vit më parë ndodhi zjarri i tmerrshëm që shkatërroi krejtësisht kupolën e Notre Dame-t, një prej thesareve më të mëdha arkitekturore të Francës. zjarri në Nantë nisi diku rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një gjëmim shumë i çuditshëm i këmbanave.
“Digjet gjatë gjithë kohës, del pa pushim tym”, u shpreh ai. Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972, kur një zjarr dëmtoi çatinë e ndërtesës, ndaj ndërtësa u desh të mbyllej për tre vjet që të riparohej.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu