Menaxheri i Achraf Hakimit, Alejandro Camano, ka thënë se ishte trajneri i Interit, Antonio Conte, ai që e bindi futbollistin t’i bashkohet klubit italian.
Mbrojtësi i djathtë ishte i huazuar te Borussia Dortmundi gjatë dy edicioneve të fundit, derisa Interi pagoi 45 milionë euro për blerjen e tij nga Real Madridi.
“Zinedine Zidane është arsyeja e transferimit të Hakimit te Interi, u shpreh Camano.
“Ai duhet të shpjegojë se pse kurrë nuk e thirri lojtarin. Nuk mendoj se një rikthim në Real Madrid do të ishte një mundësi, duke konsideruar prezencën e një lojtari si Dani Carvajal, por jam i sigurt që e ardhmja e Hakimit do të jetë e ndritshme pas këtij hapi përpara”, shtoi menaxheri i Hakimit.
“Trajneri (Conte) ishte në kontakt të vazhdueshëm me Hakimin, foli me të për projektin në klub, kështu që vendosëm për transferimin në Inter”, tha ai.