Bundesliga – Muller thyen rekordin e De Bruyne

0
Gjigandi

Thomas Muller ka vendosur rekord të ri në Bundesliga.

Ikona e Bayern Munich, Thomas Muller, ka vendosur një rekord të ri në kampionatin elitar të fubollit gjerman.

Muller, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, të cilën Bayern e luajti ndaj Wolfsburg, regjistroi një asistim, me të cilin edhe vendosi rekord në Bundesliga.

Deri në këtë ndeshje, Kevin de Bruyne mbante rekordin për më së shumti asistime në një sezon të Bundesliga, me 20 në total.

Me asistimin për Kingsley Coman, Muller shkoi në 21 sosh për këtë edicion.

RonaTyra

Kështu, Muller është lojtari që ka numëruar më së shumti asistime në një sezon të vetëm në Bundesliga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu