Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, është shprehur se platforma që ka paraqitur Enkeljed Alibeaj pak ditë më parë për bashkimin e demokratëve është e duhura.
Në një intervistë për Ora Neës, Çollaku tha se platforma shmangë ndarjen e PD-së dhe sipas tij është një zgjidhje politike.
Ndër të tjera ai tha se çështja në PD duket se do vijojë në Gjykatë, ku do të jetë një zgjidhje civile dhe qytetare.
Kreshnik Çollaku: PD është e përçarë. Është një përçarje e pavetëdijshme e pakuptimtë. Më e keqja nuk është përçarja por ndarja. Në këtë situatë vjen dhe vendimi i Gjykatës, ku kursi i përplasjes së konfliktit dhe në nivel gjyqësor është një fakt. Me vendimin e sotëm, praktikisht duket se çështja do të vijojë të zgjidhet në Gjykatë, është një zgjidhje civile, qytetare dhe e favorshme, por është një zgjidhje e ligjit. Kemi dhe pak ditë që kjo përçarje është platforma me një vullnet pozitiv e paraqitur nga Alibeaj, mbështetur nga 32 deputetë.
Platforma e Alibeajt shmang ndarjen. Kjo platformë do të mundësojë secilën palë të përfshihet. Platforma është zgjidhja politike e kësaj situate. Platforma është një zgjidhje politike, për të ndalur proceset e njëanshme. Nuk ka asnjë degë të vendit ku është e përfshirë e gjithë struktura. Në rast se shkohet drejt këtij procesi të njëanshëm, kjo përçarje i vë vulën ndarjes, sepse njëra palë ngelet jashtë. Platforma e deputetëve shmang pikërisht rrezikun e ndarjes.