Mediat kanë zbuluar gjatë këtyre ditëve skemën sesi mijëra hektarë tokë në bregdet po u jepen njerëzve të afërt brenda PS nën emrin investitorë strategjikë. Fillimisht u zbulua bashkëshorti i ministres Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe dje emri i aktorit Gaz Paja, i cili përveçse për humor nuk njihet se ka miliona euro.
Çfarë po ndodh me pasurinë e shqiptarëve që po jepen në këtë formë, në emër të këtij procesi të investimeve strategjike?
Çollaku:
Nuk po jepet për investime, po grabitet, po plaçkitet, po vidhet. Edhe ekspertët e BE, kur është hartuar ligji për investime strategjike kanë qenë kundër tij. Oponenca e tyre, kundërshtia e tyre ka ardhur për faktin sepse sipas objeksioneve të tyre ky është një shteg i mirë për të pastruar para përveçse për të vjedhur prona publike. Zoti Paja., profesioni i tij dhe vendimi kanë komedinë e asaj që është duke ndodhur por është tragjik produkti. Janë duke plaçkitur mijëra hektarë tokë publike. Pasi kanë mbaruar punë me Tiranën, nuk ke vend të ulesh në karrige në një rrugicë apo shesh, tani i janë përveshur bregdetit, aty është mundësia për të investuar në fshatra, hotele. Këtu është mundësia për të pastruar para, para të krimit, trafikantëve.
Çollaku:
Gjithë kompanitë e pafundme offshore që kanë vërshuar në Shqipëri sikur të ishte Shqipëria sa Rusia në sipërfaqe, janë para që ndërrojnë duar herë pas here. Mbërrijnë si investitorë në Shqipëri, kapin për veshi një artist, sportist, mësues, piktor, skulptor dhe u bëjnë gjëmën pronave publike duke krijuar njëkohësisht edhe monopole, edhe koorporata që kanë para droge dhe trafiqesh. Këtu kemi zyrtarë publikë që bën ortakëri me trafikantët dhe kriminelët. Nuk e di pse SPAK nuk ka ndjeshmëri dhe nuk nxiton se nuk është rasti i parë, do ketë dhe të tjerë se nuk ka mbaruar ende ndarja e parcelave nga Rama. Mund të jetë Rama aksioner në këto investime?
Çollaku i tërheq vëmendjen SPAK për qëndrimin duarkryq përballë kësaj situate ndërsa kritika ka edhe për Partinë Demokratike që nuk dërgoi ligjin në Kushtetuese.
Çollaku:
Një mungesë e vonuar dhe e pakuptimtë e opozitës është dhe te ligji për investimet stategjike. Pse nuk bëhen 28 deputetë për të firmosur dhe për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të shpallur jopërputhshmërinë me Kushtetutën të këtij ligji. Një valixhe që del nga zyra e kryeminisrit për persona të caktuar, miliona euro. Ku merren këto para? Nga taksat tona, paratë publike. Partia Demokratie duhet ta kishte bërë. Janë 59 deputetët të opozitës, 28 duhen, 28 të rrinë pushim. Ndërmerre që Kushtetuesja të ndalojë qametin që nuk është bërë akoma. Si i gjen ky këta strategjikë, nuk del përtej 200 metrave. Edhe pa shkuar në Kushtetuese do prisja reagimin e SPAK.