Manchester City synon që t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero, raportojnë mediat britanike.
Aguero ka qenë një ndër lojtarët kryesor të skuadrës në sukseset e shumta përgjatë viteve të fundit, dhe klubi dëshiron t’i ofrojë kontratë të re që e mban atë në Etihad deri në vendin 2022.
Aguero, rekordmeni i golave te City, pritej që të kthehej te klubi i tij i fëmijërisë, Independiente, në Argjentinë kur kontrata aktuale e tij të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm.