Chelsea planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve

0
Gjigandi

Chelsea do të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës.

‘Blutë’ e Londrës, përveç që do të aktivizohen për blerjen e disa lojtarëve, ku më e madhja pritet të jetë ajo e Timo Werner, ata do të kenë punë edhe me shitjen e lojtarëve.

‘The Sun’ raporton se Chelsea janë gati të heqin dorë nga një numër lojtarësh, dhe në listë tashmë janë gjashtë emra.

Frank Lampard u ka dhënë dritën e gjelbër klubit që të shesin emra si Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri, Davide Zappacosta, Danny Drinkwater, Mitchy Batshuayi e Victor Moses.

Shumica e këtyre lojtarëve kanë luajtur në huazim edhe gjatë këtij sezoni, kështu që tifozët e Chelsea nuk duhet të shqetësohen për rënie të kualitetit.

RonaTyra

Përkundër se do të largojnë këta lojtarë, nuk pritet që ‘Blutë’ të mbushin arkat aq shumë, pasur parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe hezitimin e skuadrave për të paguar për kartonët e lojtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu