Chelsea ka fituar ndeshjen ndaj Norwich.
Ekipi i Frank Lampard ka mposhtur ekipin e larguar nga Premierliga me rezultatin minimal 1:0.
Këtë ballafaqim e vendosi sulmuesi francez, Olivier Giroud – i cili realizoi golin e tre pikëve shumë të vleshme për “Blues”.
Giroud shënoi gol me kokë në fundin e pjesës së parë – pas asistimit nga Pulisic.
Chelsea ka 63 pikë në vendin e tretë, +4 nga Leicesteri dhe Manchester United që e ndjekin, ndërkaq Norwich mbetet në vendin e fundit e ç’regjistruar nga Premierliga.
Në ndeshjen e ardhshme në Premierligë, Chelsea do të takohet me Liverpoolin në “Anfield”.