Çfarë pranvere na pret? Ja çfarë paralajmëron AcuuWeather

0
Çfarë pranvere na pret? Ja çfarë paralajmëron AcuuWeather
Gjigandi

Bazuar në parashikimet afatgjata sezonale nga faqja shumë e njohur amerikane për parashikim të motit AccuWeather, sivjet na pret pranverë e hershme dhe e ngrohtë.

Sipas AccuWeather edhe reshjet atmosferike do të jenë të pakta sidomos në fillim të stinës së pranverës dhe kjo për shkak të sistemeve të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik (anticiklone) të cilat nga Evropa perëndimore dhe jugperëndimore pritet të shtrijnë ndikimin e tyre drejt Gadishullit Ballkanik.

Anticiklonet në perëndim dhe qendër të Evropes do të shtyjnë sistemet ciklonike drejt veriut të Evropes ku priten stuhi dhe reshje të shpeshta atmosferike.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë front të ftohtë ajror dhe ndonjë ciklon që herë pas here do të depërtojë në Ballkan dhe mund të kushtëzojë reshje shiu e bore, por sasia e reshjeve sipas AccuWeather pritet të jetë pak nën vlerat mesatare.

AccuWeather parasheh aktvizimin e stuhive të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë në pjesën e dyte të pranverës.

RonaTyra

Kjo për arsye të ngrohjes së sipërfaqes së tokës në atë kohë dhe depërtimi i masave ajrore jo-stabile nga Atlantiku pritet të krijojë stuhi të shpeshta me bubullima.

Ky ishte parashikimi afatgjatë me fjalë të pakta nga shtëpia e madhe meteorologjike amerikane për pranverën 2022, për Ballkanin dhe mbetet të shihet se çfarë drejtimi do të marr atmosfera me gjatë tranzicionit të stinëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu