Ky objekt në Vushtrri po paraqet rrezik për qytetarët

0
Ky objekt në Vushtrri po paraqet rrezik për qytetarët
Gjigandi

Kryetari i Komunës së Vushrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në lidhje me çështjen e objektit të vjetër, në të cilin ka vepruar Gjykata Themelore – Dega në Vushtrri, dhe i cili objekt tani është jashtë funksionit, me një shkresë zyrtare, sot, i është drejtuar Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe u.d Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimi.

Përmes kësaj shkrese, siç njofton ai, ka kërkuar që çështja e këtij objekti të trajtohet me prioritet, dhe në përputhje me rrethanat e krijuara të merren vendime të duhura dhe të shpejta, pasi që MKRS ka marrë vendim që objektin në fjalë ta përfshijë në listën e objekteve të Trashëgimisë për Mbrojtje të Përkohshme.

“Kjo çështje për qytetin dhe qytetarët e Vushtrrisë është bërë shqetësuese, pasi që objekti ka filluar të dëmtohet në masë të madhe, madje ka filluar edhe të shembet në disa pjesë, gjë që paraqet rrezik për qytetarët!”

– përfundon njoftimin e tij Idrizi.

.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu