Çfarë mund të ngjajë me Liverpoolin?

0
Gjigandi

Pezullimi i futbollit për shkak të Koronavirusit ka sjellë edhe një ndikim shumë të madh te skuadrat, sidomos nga ana financiare.

Pikërisht për shkak të krizës financiare, shumë klube nuk mund të investojnë shuma të mëdha në verë për të afruar lojtarë në merkaton e verës.

Një nga këto klube është edhe Liverpuli, i cili gjithashtu është prekur nga situata e krijuar. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, drejtuesit e këtij klubi po mendojnë të mos bëjnë asnjë afrim në merkaton e verës, pasi financat e klubit kanë pësuar një krizë të madhe.

Një nga objektivat e “The Reds” në verë do ishte, sulmuesi gjerman Timo Verner, por problemi i krijuar nga situata e pandemisë vështirëson gjithçka për këtë lëvizje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu