Ditën e nesërme me 8 korrik do të ndalohen të gjitha udhëtimet me mjete lundruese drejt bazës së Pashalimanit dhe Gadishullit të Karaburunit.
Ky operacion do të zhvillohet prej orës 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00.
Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve lundruese private (anije, gomone, jahte, skafe, varka etj ) nga ora 9:00 deri në 17:00 të të gjitha llojeve për arsye pune nga Baza detare Pashaliman.