Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i vendosur që nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, madje edhe nëse këtë ia propozon sërish kryeministri Edi Rama.
Kreu i Shtetit u shpreh se aktualisht mbajtja e Presidencës do të ishte një vazhdim i papërshtatshëm. Sipas tij vendi problemin nuk e ka tek presidenti, por të çoroditja e opozitës, që i ka dhënë të gjitha pushtetet qeverisë.
“Kjo është e pamundur, në radhë të parë nga unë, për arsye sepse nëse e pranova para 5 vitesh për ti shërbyer vendit dhe mendoj se i kam bërë shërbime të mira vendit, tani do të ishte një vazhdim në vendin e papërshtatshëm. Vendi problemin kryesore nuk e ka pasur tek presidenti, por tek mosekzistenca, ose çoroditja e opozitës që i ka krijuar alibitë e duhura qeverisë dhe kryeministrit aktual për të kapur të gjitha pushtetet”
, tha Meta për Report Tv.
Një mandat të dytë, Presidenti Meta u shpreh optimist se do ta marrë pas 25 vitesh.
“Jam optimist se do të kem një mandat të dytë, por mbase pas 25 vitesh. Në 26 prill unë e kam patur ketë plan që të kisha një mandat të dytë, pastaj ti përkushtohesha një karriere diplomatike
“, tha Kreu i Shtetit.