Edinson Cavani do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe për këtë gjë nuk ka më dyshime. Uruguajanit i skadon kontrata me francezët dhe po përgatitet për një aventurë të re.
Të shumtë kanë qenë klubet që janë përmendur si kandidate për shërbimet e tij, ndërsa së fundmi mediat shkruajnë se Atletico Madrid është hedhur vrullshëm në sulm.
“Los Colchoneros” i kanë ofruar Cavanit një kontratë 3-vjeçare, me sulmuesin që shihet si pasuesi ideal i Diego Costës në Madrid. Tashmë, gjithçka është në dorën e “El Matador”.