Casemiro ka pranuar marrëveshjen

0
Gjigandi

Carlos Henrique Casimiro iu bashkua Realit të Madridit pa shumë pompozitet në vitin 2013.

Futbollisti, i cili shikohet shpesh duke bërë punët e pista në mesfushë, u kthye në një nga më të rëndësishmit për madrilenët, që së fundmi edhe e kanë shpërblyer atë me një kontratë të re.

Një vit më parë PSG tentoi ta joshte mesfushorin, i cili sipas Marca ka nënshkruar marrëveshjen e re, që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Bisedimet me Casemiro kishin kohë që kishin nisur, ndërkohë që plani i klubit spanjoll ka qenë i qartë: të punojë fshehurazi për rinovimet.

Casemiro ka pranuar marrëveshjen dhe tentojë të regjistrojë të tjera suksese. Mesfushori ka fituar jo pak me fanellën e Real Madrid: 4 Champions League, tre Botërore klubesh, një titull kampion, një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Europës dhe dy Superkupa të Spanjës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu