CAS sot cakton fatin e Man City për Ligën e Kampionëve – Guardiola optimist

0
Gjigandi

Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për skuadrën e Manchester City.

Gjykata e Arbitrazhait për Sport (CAS) do të marrë sot vendimin mbi dënimin e shqiptuar ndaj skuadrës së Manchester City.

City dënohej nga UEFA me dy vite  mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar.

Vendimi i UEFA apelohej nga Man City dhe sot CAS do të jap verdiktin final.

Para këtij vendimi, Pep Guardiola është shprehur optimist për një vendim që shkon në favor të ‘Citizens’.

RonaTyra

“Kam besim te klubi, e di mbrojtjen dhe argumentet e tyre. Duhet të presim”, ka thënë Guardiola.

Mbetet të shihet se cili do të jetë sot vendimi i CAS për Manchester City, sot në ora 10:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu