Cardi B bëhet artistja e parë femër që çdo këngë në një album bëhet platinum i certifikuar

0
Cardi B bëhet artistja e parë femër që çdo këngë në një album bëhet platinum i certifikuar
Gjigandi

Reperja e njohur, Cardi B festoi një moment historik kohët e fundit pasi ajo u bë artistja e parë femër që kishte një album në të cilin çdo këngë u bë platin i certifikuar nga RIAA.

29-vjeçare tashmë e ka bërë albumin e saj tre-platin, dhe tani të 13 këngët e albumit janë të paktën të certifikuara platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.

Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platin, “Bodak Yellow” dhe “I Like It” – ku u shfaqën Bad Bunny dhe J Balvin – kanë arritur suksesin më të madh në mesin e 13 këngëve të albumit.

Të dyja këngët ishin të certifikuara me diamant, që do të thotë se ishin certifikuar platin 10 herë, shkruan

DailyMail.

“Invasion Of Privacy” u vlerësua gjithashtu nga kritikët, duke shënuar një mori vlerësimesh të forta pas publikimit të tij.

Në vitin 2019, fitoi çmimin Grammy për ‘Albumin më të mirë rap’.

“Invasion Of Privacy” është bërë gjithashtu albumi rap më i shitur nga një artiste femër e viteve 2010, sipas tabelës së klasifikimeve “Billboard 200 Decade-End”.

Në prill të vitit 2021, krijuesja e hiteve festoi suksesin e vazhdueshëm të albumit të saj teksa shënoi përvjetorin e tij të tretë.

Edhe pse ajo nuk ka nxituar për të prodhuar një album të dytë, Cardi arriti të fitojë një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “WAP”, e cila erdhi në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu