Çani zbulon prapaskenat e demokratëve me amerikanët: I thërrasin nëpër hotele!

0
Çani zbulon prapaskenat e demokratëve me amerikanët: I thërrasin nëpër hotele!
Gjigandi

Arjan Çani thotë se ambasada e SHBA-ve nuk po rri duarkryq por është “totalisht e investuar” që Sali Berisha të dështojë.

Çani tha se ka parë mbi shtatë deputetë të PD-së, që zhvillojnë takime me përfaqësues të rëndësishëm të ambasadës.

“Problemi nuk është kush do jetë kryetari i opozitës. Nuk është a do të vazhdojë përçarja. Këtu prej muajsh, që kur Berisha është bërë non-grata, këtu në këtë histori, nuk po luajnë vetëm njerëzit e PD. Pse do të vazhdojë përçarja?

Këtu luajnë amerikanët. Amerikanët deri tani, mund të kem parë mbi shtatë deputetë, që takohen hapur në Sheraton, me numrin dy të ambasadës. Ambasada nuk ha kumbulla. Është totalisht e investuar që Berisha të mos e kapë kurrë një parti të mirëorganizuar.

Nuk hyjnë dot amerikanët te njerëzit poshtë anonimë. Por te pjesa elitare, luajnë si të duash, i kanë në dorë. I thërrasin. Amerikanët nuk kanë ç’ju bëjnë 13 vetave që mbështesin Berishën hapur.

RonaTyra

Një pjesë e mirë e këtyre deputetëve kanë frikë, sepse gringot i godasin. Prandaj Berisha ka kuptuar që kjo duhet mbaruar sa më shpejt, ndryshe do e hani”,

deklaroi Çani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu