Bundesliga, rifillimi kushton shtrenjtë: 266% dëmtime më shumë

0
Gjigandi

Gjermania ka qenë vendi i parë që ka vendosur për rifillimin e futbollit. Bundesliga dhe kategoria e dytë e futbollit gjerman janë kthyer dhe mbrëmjen e sotme do të zhvillohet super klasikja mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Megjithatë, është një e dhënë që krijon shumë shqetësim: ajo e dëmtimeve. Muajt e ndalesës kanë sjellë pasoja negative. Pas javës së dytë të Bundesliga-s, në fakt, 65 lojtarë janë ndalur për shkak dëmtimi, mesatarsisht tre për çdo skuadër.

Rreziku i dëmtimeve është një realitet dhe e dhëna bëhet akoma më alarmuese. Një studim i Joel Mason, doktor australian i institutit të shekncave të Universitetit të Jenas, ka konfirmuar këtë tendencë të problemeve fizike në Gjermani.

Në Bundesliga dëmtimet janë rritur me 266% mes fazës së kampionatit para Coronavirus-it dhe pas: nga 0,27 në 0,88 për ndeshje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu