Bundesliga pret sinjalin e qeverisë

0
Gjigandi

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” masat e ndërmarra shkaku i koronavirusit, do të lehtësohen gjatë një telekonference me kancelaren Angela Merkel, gjatë ditës së mërkurë.

Me këtë qeveria gjermane pritet fillimisht t’i lejojë dyqanet të rihapen që nga 11 maji, ndërsa pesë ditë më vonë pritet edhe rinisja e kampionatit elitar të futbollit në Gjermani.

Mirëpo ndeshjet e kampionatit do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadium, prapa dyerve të mbyllura, kur deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 9 javë të futbollit.

Mediat britanike lajmërojnë se nuk përjashtohet mundësia që futbollistët të shfaqen me maska dhe mos të ketë shtrëngim duarsh në fillim të takimet dhe gjatë festave të golave.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu