Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaron se 90% e strukturave nuk e mbështesin Lulzim Bashën.
I ftuar në ABC, Bumçi tha se janë dy kushte që mund t’i bashkojnë demokratët tashmë të ndarë në dy kampe, që sipas tij janë vota dhe largimi i Bashës pas humbjes.
“
Historia është shumë e qartë. Në 11 dhjetor 80% të strukturave të PD vendosën shkarkimin e zotit Basha. Për fat ne patëm edhe zgjedhje. Dhe nuk jemi më në dy realitete. Në zgjedhje ne kemi marrë 70% të votuesve. Zoti Basha garonte me logon e PD. 90% e strukturës së PD është kundër Bashës.
Bashkimi ndodh mbi dy shtylla; është vota, nuk shpikim dot një mekanizëm tjetër dhe tjetra janë rregullat e bashkëjetesës. Këto rregulla janë dy kushtet për bashkimin e demokratëve”
, deklaroi ai.