Bulqizë/ Sherr mes të rinjve, njëri e plagos me thikë, 25-vjeçari i kthehet me dërrasë

0
Gjigandi

BULQIZË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak të një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë nga Policia e Matit është kapur dhe ndaluar  një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.

Rreth orës 14:00, ditën e djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta,  A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë),  F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shkaktuar dëmtime të lehta.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me   Komisariatin nr-4 Tiranë,  u bë e mundur kapja dhe ndalimi i  shtetasit në kërkim  R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat,  pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëjetueses së tij.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas.
Ndërkoh nga Policia e Matit është kapur dhe ndaluar  një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”
Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shaktuar dëmtime të lehta.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me   Komisariatin nr-4 Tiranë,  u bë e mundur kapja dhe ndalimi i  shtetasit në kërkim  R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat,  pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu