Ferhan ‘Buba’ Hasani përfundimisht kthehet në formën e tij më të mirë, duke kapur kontinuitet të paraqitjeve pozitive që shoqërohen edhe me gola e asiste.
Pas një pauze të shkurtër shkaku i një shqetësimi muskulor, tetovari është kthyer sot me gol në formacionin e HJK Helsinkit.
Skuadra me më shumë trofe në Finlandë shënoi fitore 2:0 përballë FC Ilves në kuadër të xhiros së 5-të të elitës së futbollit finlandez, ndërsa reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ishte autor i golit të dytë dhe të qetësisë. Hasani ndeshjen e nisi nga pankina, HJK avansoi me golin e Tim Väyrynen në minutën e 24-t, tetovari u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, ndërsa në minutën e 87-të la shenjën e tij në këtë përballje duke shënuar golin e vulës së takimit të mbyllur 2:0.
Tre pikë me rëndësi për HJK Helsinkin që merr kreun e renditjes me 12-të pikë të tubuara pas 5 xhirove të zhvilluara.