Braktisja e fshatrave/ Beçishtit të Ali Pashës i mungojnë rrugët dhe shërbimet

0
Braktisja e fshatrave/ Beçishtit të Ali Pashës i mungojnë rrugët dhe shërbimet
Gjigandi

Beçishti një nga fshatrat më të mëdhenj në anën e djathtë të rrjedhës së Vjosës përballë Tepelenës sot është tkurrur dhe braktisur për shkak të mungesës së rrugës, shkollës dhe shërbimeve.

Në fshatin e lindjes së Ali Pashës që dikur e shikonte Tepelenën nga sipër çdo ditë rreth 15 fëmijë të moshës nga parashkollor deri në klasën e 9-të udhëtojnë  drejt Tepelenës përmes një rrugë të pashpresë për mjetet e zakonshme.

Shkolla dhe rruga në një farë mënyre janë të lidhura me njëra-tjetrën. Degradimi i investimit për këtë rrugë e bëri të pamundur jetesën për më të rinjtë në këtë zonë. Ata u larguan bashkë me fëmijët duke bërë që 5 vite më parë të mbyllet edhe  shkolla.

Beçishti sot pas më shumë se dy shekujsh ende po mbijeton prej dhuratës që Ali Pasha ju bëri bashkëfshatarëve të tij, pasarelës më të gjatë në vend mbi lumin Vjosë. Pasarela edhe ajo e degraduar dhe e rrezikshme mbetet ironikisht zgjidhja më e shpejtë për t’u lidhur me qytetin për banorët e Beçishtit dhe 6 fshtrave të tjerë të zonës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu