Sefa: Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të lushnjarëve

0
Sefa: Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të lushnjarëve
Gjigandi

Kandidati i PD-së në Lushnje, Indrit Sefa tha këtë të diel, pas mbylljes së procesit të votimit tha se kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese.

“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falënderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike.

Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.

Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin!  Çdo votë vlen! Çdo votë do të numërohet!”

, tha Sefa.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu