Botafogu e zyrtarizon

0
Gjigandi

Klubi gjerman Hertha Berlin njoftoi largimin e pesë futbollistëve dhe pa dyshim emri më i madh në mesin e tyre ishte ai Salomon Kalou.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë fajësohej nga klubi për shkeljen e rregullave të COVID-19, duke mos respektuar disa masa.

Pas largimit nga Gjermania, ish-sulmuesi i Chelseas ka zgjedhur Brazilin si vend për të vazhduar karrierën.

Është skuadra braziliane Botafogo që ka angazhuar Kaloun, të cilin e ka zyrtarizuar si transferim.

Botafogo prej kohësh po përcjell emra të mëdhenj të futbollit botëror.

RonaTyra

Para Kalous ata kanë transferuar Keisuke Hondan dhe të dy do të jenë fytyra e re e klubit nga Rio de Janeiro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu