Urime për Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj ka përcjellë edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi dhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell.
“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Varhelyi.
Mesazh të njëjtë ka dhënë edhe Borrell.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si president i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme./abc24.al/
Congratulations to Bajram Begaj on his election to become Albania’s next President.
We look forward to working together for a prosperous, secure and solid EU-#Albania relationship, as members of one European family.
– Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 4, 2022
#Albania – Congratulations to Bajram Begaj on his election to become Albania’s next President. I look forward to working together on bringing forward Albania on its EU integration path.
– Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 4, 2022