Bordi i ushqimeve cakton çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri

0
Bordi i ushqimeve cakton çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri
Gjigandi

Bordi për çmimet e ushqimeve ka caktuar çmimet e disa prej produkteve të shportës në Shqipëri.

Kështu sipas vendimit të bordit orizi do të kushtojë 104 lekë [0.85 euro] për kilogram, sheqeri 123 lekë [1 euro] për kg, vaji i lulediellit 321 lekë [2.6 euro] për litër dhe mielli 90.5 lekë [0.7 euro] për kg.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë dhe pakicë këto produkte, raporton Euronews Albania.

Një ditë më parë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmëroi se qeveria ka vendosur të kontrollojë tregjet e produkteve ushqimore përmes bordit, për të ndalur thellimin e krizës tek konsumatorët familjarë.

“Inflacioni i ushqimeve do të jetë një dukuri që do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti. Kjo është një nga arsyet kryesore për ngritjen e këtij bordi”, tha Ibrahimaj.

RonaTyra

Bordi i ushqimeve do të rregullojë çdo javë çmimet për miellin, orizin sheqerin dhe vajin.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu