Profesori i ekonomisë, Ardian Civici i ftuar në emisioni ‘Quo Vadis’ në ‘Vizion Plus’ ka folur në lidhje me BT dhe çmimet e larta në vend.
Civici tha se bordi si instrument nuk është për të ulur çmimet por për të ndaluar abuzimet e tregut në një kohë të caktuar.
“Gjykim që unë kam për bordin e transparencës janë një ndërhyrje arbitrare në treg, veprojnë në situate të jashtëzakonshme. Nuk janë vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera. Janë të përkohsëm nga një deri në tre muaj. Ajo që është e rëndësishme, nuk është instrument për të ulur çmimet por për transparencë për të mos lejuar abuzimin në treg. Për të pasur një kontroll të mos ketë fitim monopol, bordi i transparencës duhet kuptuar se nuk është për të ulur çmimet por për të mos lejuar abuzimet.”
Për sa i përket çmimit të lartë të karburanteve në vend, Civici tha se kjo vjen si pasojë se Shqipëria është blerës jo I drejtpërdrejtë nga prodhuesit dhe se çmimet varen nga ato ndërkombëtare.
“Çmimi i naftës është çmim i lartë duke qënë një vend importues, sepse nafta jone eksportohet jo për tu rafinuar. Ne jemi totalisht të varur nga çmimi ndërkombëtar, duke qenë edhe blerës të tretë ose të katër domethënë jo direct me prodhues, normalisht marrim çmimin më të lartë.”