Vedat Muriqi mund t’i japë fund aventurës njëvjeçare te Fenerbahçe në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sulmuesi prizrenas u transferua te gjiganti turk verën e vitit të kaluar nga Çaykur Rizespor për 3.3 milionë euro.
Falë paraqitjeve të mira me klubin nga Stambolli, interesimi për transferimin e Muriqit ka qenë i madh kohëve të fundit.
West Bromwich Albion, Tottenhami, Manchester Unitedi, Lazio dhe Roma janë ndër klubet që e duan transferimin e Muriqit.
Siç raporton “Sabah”, Fenerbahçe është duke pritur që West Bromi të inkuadrohet në Premierligë për t’ua shitur atyre Muriqin.
Klubi nga ishulli raportohet se do të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit.