Bora Zemani sqaron situatën me Donald Veshaj: Më ka kërkuar falje edhe personalisht, për momentin…

0
Bora Zemani sqaron situatën me Donald Veshaj: Më ka kërkuar falje edhe personalisht, për momentin…
Gjigandi

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ka vazhduar të komentohet edhe pas përfundimit të Big Brother VIP.

Reagimet të ndryshme, dedikime e ‘thumbat” nuk kanë munguar as nga vet protagonistët e historisë, por një u tillë së fundmi ka ardhur nga prezantuesja Bora Zemani.

E cila në një postim të gjatë në InstaStory ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me raportin e saj me aktorin Donald Veshaj.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

RonaTyra

Tutje, Bora tha se nuk e ka kërkuara as dashur asnjëherë vëmendjen, por u përfshi padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte.

Moderatorja e njohur ka mohuar se do të ketë një duet me Donaldin ashtu siç është raportuar, as klip, as pushime së bashku, kafe në ambientet e , varëse në qafë dhe as një ftesë në emisionin e parë të aktorit.

“Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat, nuk ka marrëdhënie familjare, raporte punë me vëllain tim, nuk ka video qesharake në TikTok për kundërpërgjigje etj, është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targa tjerë të parkuar poshtë”, ka shkruar Zemani.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Por, Bora nuk e mohoi faktin që ka dedikime për të në këngët e Donaldit, madje edhe kërkim falje si personalisht dhe publikisht.

“Ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh, për momentin asgjë. Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, ka shkruar Bora.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu