Bomba e gazetës turke, Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshjen me këtë ekip

0
Gjigandi

Xherdan Shaqiri është i vendosur për t’u larguar nga skuadra e Liverpoolit gjatë kësaj vere.

Madje, mësohet se Shaqiri ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Liverpoolin për t’iu bashkuar Fenerbahces, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje në parim.

Kështu, ka shkruar sajti i njohur turk “Fotomaç” të enjten. Arsyeja që Shaqiri po kërkon shkëputjen e kontratës me Liverpoolin është kërkesa e lartë e ekipit anglez për ta liruar që të transferohet te Fenerbahce.

Për ta lënë të lirë Shaqirin, Liverpooli të paktën po pretendon të marrë një ofertë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim.

Shaqiri 28-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund 2023 dhe në rast se shkëput kontratën, atëherë ai do t’i bashkohej Fenerbahces si futbollist i lirë.

RonaTyra

Gjiganti turk ka kohë që ka shprehur interesim për Shaqirin, të cilin e sheh si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahcen, por kërkesa e Liverpoolit për ta lënë të lirë po e pengon Shaqirin ta realizojë transferimin.

Si rezultat i kësaj, Fenerbahce ka kërkuar nga Shaqiri të insistojë në shkëputjen e kontratës me Liverpoolin për t’u transferuar si futbollist i lirë ka shkruar ndër të tjera sajti i njohur nga Turqia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu