Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe blogerja Afrona Dika, janë së bashku prej shumë vitesh.
Dyshja u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore të organizuar në Shqipëri.
Megjithatë, duket se së fundmi ka një krizë në marrëdhënien e tyre në bazë të një vështrimi të shkurtër të bërë në rrjete sociale.
Afrona Dika (Foto: Screenshot/Instagram)
Çifti siç shihet kanë fshirë të gjitha postimet e përbashkëta në Instagram, ndonëse ishin vazhdimisht aktiv me fotografi e dedikime ndaj njëri-tjetrit.
Ata ndërkohë vazhdojnë të ndiqen akoma në këtë rrjet të popullarizuar dhe se nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.
abc24.al po ashtu ka kontaktuar palët, por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Blero Muharremi (Foto: Instagram)
Romanca e Bleros me Afronën vjen pas ndarjes së artistit nga aktorja e njohur, Teuta Krasniqi.
Me këtë të fundit ndan një vajzë të quajtur, Tara.
/abc24.al/
Blero dhe Afrona (Foto: Norik Uka)