Sipas asaj që ka shkruar “Daily Mail”, kosorciumi saudit, që është në negociata për blerjen e klubit Neëcastle, mund të futet në garë edhe për blerjen e të drejtave tëgjithë turneut për Lindjen e Mesme, me kusht që Premier League të japë “ok” për mbylljen me sukses të ndërrimit të pronëisë për “qymyrxhinjtë”, që aktualisht janë në duart e Mike Ashley.
Një situatë që lëkund jo pak beIn Sports, e cila aktualisht zotëron të drejtat e turneit në Lindjen e Mesme përveç se në Afrikën Veriore.
Emetuesi katariot, ditët e shkuara, kundërshtoi kalimin e klubit bardhezi në duart e sauditëve. Motivimi u bazua në përfshirjen e Arabisë Saudite në piraterinë e ndeshjeve, duke i kujtuar Premier League që ishte përpjekur të ngrinte padi kundër furnizuesit satelitor Arabsat, në Arabinë Saudite, e cila përcolli ndeshjet e Premier në kanalin pirat beQ.
Ndërkohë, bashkëshortja e aktivistit të vrarë në Stamboll (Khashoggi) ka publikuar një letër ku i kërkon krerëve të Premier League që të ndërpresin negociatat për shitjen e Neëcastle te princi Mohammed Bin Salman që ofron 300 mln sterlina. Pikërisht Bin Salman akuzohet se vrau gazetarin dhe aktivistin në Ambasadën e Stambollit.