Blendi Fevziu: Shteti shqiptar s’ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit

0
Blendi Fevziu: Shteti shqiptar s’ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit
Gjigandi

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në 28 maj, në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ka informacione se shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish-presidentit Bujar Nishani.

Ndër të tjera, Fevziu thotë se shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të Nishanit.

“Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e  Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun”.

“Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e tij. Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë, shteti mund të ia paguajë, nëse mundet të ia paguajë. Në këtë rast, do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu