Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 55 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit nga 904 testime të kryera në terren.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 18. Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 47 qytetarë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 274.055 raste, prej tyre 270.102 janë shëruar, 461 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.492 pacientë.