Demokrati Beto O’Rourke tha të premten se po ndërpretë fushatën e tij për garën presidenciale 2020, duke shtuar se ishte bërë e qartë se fushata e tij nuk kishte burime për të vazhduar të kërkonte të merrte emërimin si kandidat presidencial i partisë demokrate.
“Shërbimi im për vendin nuk do të jetë si kandidat apo sii emëruar. Ta pranosh këtë tani është në interesin më të mirë të
kësaj fushate; është në interesin më të mirë të kësaj partie ndërsa ne kërkojmë të bashkohemi rreth një kandidati; dhe është në të mirë të interesave të vendit, “shkroi O’Rourke në një postim në Twitter.