Besim Hasani – njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

0
Gjigandi

Në vitet e 90-ta, populli shqiptar i Kosovës luftonte për ekzistencë dhe në anën tjetër e luftonte regjimin kriminal serb. 

Sportistët e sportistet në rrugë, Serbia pushtuese uzurpon stadiumet dhe palestrat sportive të ndërtuara nga djersa e shqiptarëve!  

Vitet 1991-1999, vitet e terrorit të paparë nga Serbia kriminale.

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Besim Hasani. 

Njeriu që gjithmonë njihet me buzëqeshje, me urtësi e me qetësi, vizionar, sakrifikoi së bashku me mijëra sportistë, duke iu kundërvu fuqishëm Serbisë agresore. 

RonaTyra

Në vitin 1996 Besim Hasani mori një detyrë shumë të rëndë apo me rrezikshmëri të lartë, që mund t’i kushtonte edhe me arrestim nga Serbia agresore.

Ai bëhet President i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke i prirë një armate sportistësh me zgjuarsi e guxim dhe asnjëherë nuk u tremb e as nuk u ndal, i përballoi të gjitha furtunat që vinin nga kuzhina e Beogradit.

Sot, Besim Hasani, që ende është kryetar i KOK-ut, ndihet krenar për sakrificën që bënë së bashku me mijëra sportistë, që luftuan me të gjitha mjetet ekzistuese që kishin në atëkohë dhe e mbajtën gjallë sportin në përgjithësi!

Besim Hasani sot është ballëlart për atë që i dha vendit në kohërat më të vështira! Besim Hasani i komplimenton të gjithë ata që ishin në vitet e 90-ta, ka një respekt të veçantë për Gjeneratën e Sakrificës, heronjtë e sportit, dhe të gjithë komunitetin sportiv, që i quan shpirti i Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu